Kush pjek misër është kriminel, zbulohen urdhëresat gojore të Lali Erit

Nga Boldnews.al

Qindra qytetarë janë bërë dëshmitarë sesi policët bashkiak kanë nisur terrorin kundër misrapjekësve. Trajtohen si kriminelë, sapo i shohin ndal furishëm një fuoristradë e Policisë Bashkiake, prej së cilës zbresin tre e katër policë. Dhunshëm u sekustronjnë qymyrin e drurit,  sgarën dhe misrat e pjekur apo të njomë, që t’i kenë si “provë materiale”, për këtë “krim të madh” që kanë kryer.

Mund të duket si një veprim rutinë i Policisë Bashkiake, por është një operacion i detajuar me “plan masash” dhe me hartën e Tiranës në duar, për të gjetur vendet ku ushtrojnë aktivitetin këta “kriminelë” misrapjekës. Është dhënë urdhër gojor nga Bashkia e Tiranës drejt institucionit në varësi të saj Policisë Bashkiake, që të zhduket çdo misrapjekës nga rrugët e Tiranës. Bashkë me ta ky aksion të spastrojnë edhe fshatarët që shesin sallatë, qepë e çdo produkt tjetër bujqësor. Ndonjë shitës “ilegal” ambulant që thjesht lutet apo kundërshton, merret me forcë në makinën e policisë bashkiake, i jepet një dru i mirë dhe më pas denocohet në një nga komisariatet e Tiranës. Akuza që ngrihet ndaj tyre është “kundërshti të policëve bashkiak për shkak të detyrës”…

Nuk janë të pakëta rastet kur ai misrapjekësi apo ndonjë shitës ambulant përfundojnë në prokurori me këto akuza, për të kaluar më pas në një kalvar të gjatë gjyqësor.

Ka një arsye se përse ndodh gjithë ky operacion “dinjitoz” në Policinë Bashkiake. Kryebashkiaku i Tiranës prej kohësh vuan nga sëmundja e “imazhit” dhe kura e vetme mbetet të pastrohet çdo pëllëmbë e Tiranës nga njerëzit hallexhinj, të varfër dhe të pashpresë, sepse duhet dhënë përshtypja se këtu jetohet mirë, që Tirana po ndryshon dhe është bërë si çdo qytet Europian.

Nuk mund të ketë konstraste të tilla ku nga njëra anë ndërtohet grataçela e poshtë saj, apo në ndonjë qushëz të kryeqytetit të ketë “fukarenj” që pjekin misra… Këta janë kriminelë të rrezikshëm, që ndërsa tentojnë të nxjerrin bukën e përditshme, janë bërë objekt i operacionit “Forca e Ligjit” në policinë e Lali Erit. Për ta aplikohet edhe “ligji antimafia”, duke iu sekuestruar “asetet”, si: misër, qymyr druri, mashë, dhe arka të mbushura me lëvozhga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *