I dëbuan nga SHBA/ Mbërrijnë në Rinas fëmijët e shqiptares …

Pak muaj më parë një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve u dëbua nga SHBA, pasi kishte mungesë të dokumenteve për lejen e qëndrimit.

Pas dëbimit të Çile Precetajt, bashkëshorti Pjetro Govjçeviç vendosi që të niste për në Shqipëri tre fëmijët, pasi mendon se nuk mund të kujdeset për ata si nëna e tyre. Sot tre fëmijët, Megan, Michael dhe Martina mbërritën në Aeroportin e Rinasit. Ata ishin nisur nga Aeroporti i Detroit.

Lapsi.al sjell foto nga momenti i mbërritjes së tyre në Rinas dhe takimi me nënën e tyre.  Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe nuk kanë probleme me qëndrimin, por u kthyen në Shqipëri për të qëndruar me nënën. 46-vjeçares në muajin maj kur u dëbua nga SHBA nuk iu dha mundësia as për të përshëndetur fëmijët, madje më e vogla i shkroi letër dhe Melanie Trump-it që ta ndihmonte që nëna t’i rikthehej. Ngjarja e saj bëri aq bujë sa dhe gazetarë të Daily Mail erdhën në Shqipëri dhe bënë një reportazh për Çile Precetajn. /Lapsi/al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *