DOKUMENTI/ Publikohet pasuria e prokurorit Adriatik Cama

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, njëherazi kandidat për KLP do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Prokurori i Tiranës, Adriatik Cama do të përballet mëngjesin e së mërkurës në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i rivlerësimit do të drejtohet nga Genta Tafa Bungo, me anëtarë Suela Zhegun dhe Pamela Qirkon.

Prokurori Cama i është nënshtruar vetingut me përparësi, pasi është njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Para se të emërohej prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitin 2010, ai ka punuar në Tepelenë dhe në Lushnje.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Adriatik Cama nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *