Zhdukja e të riut laçian, një ditë para la takim në Nikël, por…Vrasja për të cilën kërkohej

Policia e Kurbinit njoftoi sot se ka nisur hetimet pas denoncimit te bere nga babai i nje 34-vjecari nga Laci, per zhdukjen e djalit te tij.

“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kerkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Raportohet se i riu Keisi Elion Hysa kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.

34-vjeçari rezulton edhe me dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.

Familjaret e tij kane dyshime se ai mund te jete vrare. Personi në fjalë është në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015 në Sarandë. Hysa, rezulton per policine bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në qytetin bregdetar.

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi mesazhin e xhaxhait te te zhdukurit, i cili ngrinte dyshime per vrasjen e nipit te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *