VIDEO/ Shqiptari me greken kapen mat në Bari, ja si e kishin fshehur 30 kg heroinë

Kapet mat nje i ri shqiptar me nje vajze greke ne makinen e mbushur plot me heroine, me te cilin zbarkuan ne Bari te Italise. Çifti, djali shqiptar 21-vjeçar dhe një vajzë greke 18-vjeçare u vune ne pranga pasi makina me te cilen kishin udhetuar nga Greqia, ishte e mbushur me 30 kg heroine.

Policia italiane beri me dije se ne makinen e tyre ishin fshehur 30 kilogramë heroinë nëpër tavolina të vogla portabël prej druri, të cilat i kishin vendosur në bagazh e në pjesën e poshtme të sediljeve të makinës.

Nga kontrolli doli se në secilën prej tavolinave të mbyllura ishin vendosur pakot e droges. Shqiptari dhe vajza greke u dërguan në burgun e Barit dhe Tranit, ne akuze per trafik nderkombetar droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *