Takim “kokë më kokë” me Kristiano Ronaldon, presidenti i Juves niset drejt Greqisë

Kristiano Ronaldo është një nga emrat më të përfolur në merkato. Ylli portugez duket se ka arritur akordin me Juvenstuin, dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Për të përshpejtuar transferimin, presidenti Andrea Anjeli ka marrë rrugën drejt Greqisë, për të takuar portugezin, i cili po kalon pushimet së bashku me familjen.

Mediat italiane raportojnë se Anjeli është nisur me një avion privat nga Piza për në Kallamata. Pak kilometra nga Kallamata është Navarino, ku Kristiano po kalon pushimet. Pas takimit mes presidentit të Juventusit dhe Kristiano Ronalos, pritet të kemi dhe një akord zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *