Rama e Tsipras “kokë më kokë” në Londër, ja çfarë u diskutua

Edi Rama dhe Aleksis Tsipras janë takuar pasditen e sotme në Londër.

Siç edhe duket në foto, takimi mes tyre nuk ka qenë ‘kokë më kokë’, por me praninë e ministrave të jashtë e këshilltarëve.

Lajmi është shpërndarë në Twitter.

Sipas njoftimit, kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë Edi Rama e Aleksis Tsipras zhvilluan sot një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.

Dy kryeministrat kanë diskutuar rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme.

‘Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti’, thuhet në njoftim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *