Princeshë Elia Zaharia hedh poshtë akuzat: Nuk kam firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar

Aktorja e Elia Zaharia ka reaguar lidhur me dabatin për hedhjen e firmës së saj mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Elia sqaron se nuk ka hedhur asnjë firmë për shembjen e Teatrit Kombëtar, por vetëm ka mbështetur deklaratën që ka bërë aktori Artan Imami.

Ky reagim i princeshës erdhi pas akuzës nga deputeti i PD, Agron Shehaj, i cili në një status në Facebook, i shkruante se nëse një pallat i familjes mbretërore ishte restauruar, pse kërkonte shembjen e Teatrit.

Statusi i Zaharias 

Miq te nderuar. E shoh te udhes te sqaroj edhe njehere pozicionin tim lidhur me çeshtjen e teatrit kombetar, pasi konstatoj se emri im ne jo pak raste po keqperdoret.

Une kam shprehur mbeshtetjen time ndaj deklarates se kolegut tim Artan Imami ku kerkohej nje Teater Kombetar bashkekohor, ne te cilin te performohet ne kushte njerezore, duke theksuar qe territori i Teatrit Kombetar te mos cenohet ne asnje centimeter, por te mbetet teresisht ne funksion te tij!

Ne letren e hapur nuk permendet ne asnje paragraf shembja e teatrit. Arkitektura nuk vihet ne diskutim pasi eshte ceshtje qe i takon specialisteve.

E riktheksoj qe nuk kam vene asnje firme per shembjen e teatrit dhe askush nuk ka falcifikuar firmen time pasi nuk behej fjale per te firmosur fizikisht, por per te mbeshtetur nje deklarate, ku shprehej mendimi ne lidhje me kete ceshtje.

Me respekt

Elia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *