Presidenti Ilir Meta në San Marino, pritet me nderime nga kapitenët regjentë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në San Marino, u prit sot me nderimet shtetërore nga Kapitenët Regjentë, Stefano Palmieri dhe Matteo Ciacci. Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe nënshkrimin në Librin e Miqve të Shquar, Presidenti Meta dhe Kapitenët Regjentë kryesuan takimin midis dy delegacioneve.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore, të konsolidura në shekuj, mes shqiptarëve e sanmarinezëve, si dhe vlerat e larta që dy popujt ndajnë, bujarinë dhe mikpritjen.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Duke iu referuar marrëdhënieve diplomatike, Presidenti Meta, nënvizoi se megjithëse ato kanë hyrë në dekadën e tyre të pestë, vetëm në dy vitet e fundit janë intensifikuar ndjeshëm dhe po japin rezultate konkrete.

Qëllimi kryesor i vizitës sime në San Marino është që t’i përkthejmë ndjenjat e konsoliduara të miqësisë recicproke në bashkëpunim të fuqishëm ekonomik e kulturor – nënvizoti Presidenti Meta.

Image may contain: 4 people, people standing and indoor

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *