Padia e Ballës ndaj Bashës, Krimet e Rënda shpallin moskompetecë, dosja kalon te Gjykata e Tiranës

Pas akuzave të ngritura nga kryetari i Partisë Demokratike se Taulant Balla garantoi hyrjen e eurove të sekuestruara me Toyota Yaris, qe u sekuestruan ne Portin e Durresit dhe padise qe ai i beri Bashes, nisi sot seanca e pare ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Por kjo gjykate, shpalli moskompetencen dhe ceshtja i kalon Gjykates se Tiranes.

Ne mesdite ne gjykate mberriten Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi nga PD-ja, nderkohe qe vetem pak me pas mberriti edhe deputeti Balla, qe ka bere padine.

Por Basha nuk ka qene i pranishem. “Ky bën shejtan budallain, sot me informon avokati që sot Basha nuk është paraqitur për tu përballur me mua personalisht për shpifjen, nëse do të kishte burrërinë, do të ishte ai i pari që të shkonte në prokurori. Nuk e bëri, sot nuk është paraqitur, thonë që ka ikur në SHBA, nëse është atje, nëse nuk është trill për tu fshehur se e ka zakon ti fshihet drejtësisë. Nëse është atje, ka detyrim edhe ligjit që para organeve amerikane të japë shpjegimet për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse për PD”- tha Balla, teksa nisi avoketet ne seance qe te perballen me “te punesuarit e Bashes”, si i quajti ai.

Pyetur se pse nuk shkon ai vete ne gjyq, por la avokatet, Balla dha kete pergjigje: Kjo është seancë e parë, unë dua përballjen me Bashën, ai hodhi baltë mbi mua, një përballje mes avokatësh nuk e ul nivelin tim të përballem me punëtorët e Bashës, njëri ish ministri i drejtësië, me punëtorët e Lulzimit nuk përballem, do ta pres edhe nëse vonohet nga SHBA, por jam i sigurtë se ky proces do të ketë plot seanca dhe do të vijë medoemos të përballet.

PADIA 

Balla e njoftoi vendimin per padine permes nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, pak pas akuzave qe Basha beri ndaj tij.

“Një padi për veprën penale te shpifjes tek Krimet e Renda dhe nje kallzim penal tek Prokuroria e Tiranës për Lulzim Bashën!”-shkruajti Balla.

36337551_1772834339428826_845668086940958720_n36268619_1772833186095608_4406959289797705728_n

Kallëzimin deputeti socialist e ka bërë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

assasa

Taulant Balla akuzon kështu zotin Basha për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.

“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ( duke treguar me gisht nga Balla, qe po qeshte bashke me Ramen) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, ka thënë Basha ate te enjte në Kuvend, e që sipas kreut të grupit të PS-së ka përhapur qëllimisht sekretin hetimor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here