Moratti: CR7? Komplimenta Juventusit! Ah, sikur të shkonte tek Interi!

“Një goditje e madhe. Unë mendoj se kjo ishte një ide e zgjuar, kështu që komplimenta Juventusit. Ata kishin një ide të mirë. Pastaj, që ta marrësh këtë futbollist, varet nga potenciali, kjo është e qartë. Unë do të kisha preferuar që ai të shkonte tek Interi, sepse do të sillte gjallëri dhe sigurisht, forcë të madhe për ekipin”.

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka dhënë mendimin e tij edhe për ardhjen e mundshme të Cristiano Ronaldos te “Zonja e Vjetër”, duke folur në prezantimin e “CalcioCity”, nisma e qytetit të Milanos, që do të mbahet nga 27 shtatori deri më 1 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *