LIVE/ Zhbllokohet gjysmëfinalja, Umtiti ndëshkon Belgjikën me kokë

Po luhet në stadiumin e Saint-Petersburg ndeshja gjysmëfinale e Botërorit mes Francës dhe Belgjikës.

Francë 1-0 Belgjikë

Komenti i ndeshjes

51′ Umtiti kalon Francën në avantazh, ndëshkon me kokë Belgjikën

46′ Ka nisur pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë

38′ Mbrojtësi pavard humb një rast mjaft të pastër nga brenda zonës

21′ DE Bruyne i shkon shumë pranë golit, Lloris bën heroin për ‘gjelat’

Pritja e Loris on Vidnews.

19′ Përgjigjet menjëherë Belgjika me Hazard që nga brenda zone i shkon shumë afër golit, por një devijim shpëton Francën

18′ Blaise Matuidi tenton nga jashtë zone, por Coutois reagon mirë pasi gjendet i pozicionuar

1′ Ka nisur takimi

Në orën 20:00 në stadiumin e Saint-Petersburg do të luhet gjysmëfinalja e parë e Botërorit mes Francës dhe Belgjikës. Një takim që premton spektakël, por edhe shumë gola, duke iu referuar cilësisë që dy ekipet kanë në përbërje.

Franca do të kërkojë sonte të rikthehet në një finale të Botërorit pas 12 vitesh, hera e fundit në “Gjermani 2006”. Ndërkohë nëse do të fitonte kjo do të ishte hera e parë që Belgjika do të shkonte në një finale të Kupës së Botës.

Franca në këtë sfidë do të nisë ashtu si të gjithë takimet e tjera, pa asnjë ndryshim. Ndërsa Belgjika ka zgjedhur ti besojë lojtarëve me të cilët fitoi kundër Brazilit, me ndryshimin e vetëm që Munier mungon për shkak kartonash dhe vendin e tij do ta zë Dembele.

Formacionet zyrtare

Capture

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *