LAJM I FUNDIT/ “Marrëveshja e shekullit”: Ronaldo shkon tek Juventusi për 400 mln euro

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo pritet të firmosë në orët në vijim me Juventus. Kontrata që i është ofruar portugezit nga kampionët e italisë është 4-vjeçare dhe do përfitojë 30 mln euro në sezon.

Nga marrëveshja e shitjes së Ronaldos, Real Madrid do përfitojë në arkat e tij direkt 105 mln euro, ndërsa i gjithë operacioni pritet të kushtojë 400 mln euro. Ky do të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori për një ekip të Seria A, ndërsa paktin Juventus-Real Madrid mediat italiane e kanë pagëzuar si “marrëveshja e shekullit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *