Kush skarcohet dhe kush mbijeton; ja kombëtarja braziliane e së ardhmes

Brazili tashmë po mendon për Botërorin e Katarit, pas katër vitesh. Vetëm pak ditë pasi pesë herë kampionët e botës i thanë lamtumirë ëndrrës së Rusisë, tifozët e “Selecao” kanë nisur të përqendrohen në turneun e ardhshëm, me shpresën e shtimit të yllit të gjashtë në vitin 2022.

Mediat e këtij vendi kanë hartuar tashmë një sondazh, për të vjelë mendimin e tifozëve. Më konkretisht, ka qenë “Globoesporte”, që e ka bërë diçka të tillë. Më shumë se 53.000 përdorues të internetit kanë votuar në sondazh dhe kanë zgjedhur 23 lojtarët për “Katar 2022” nga një listë prej 57 emrash të prpozuar.

Tifozët janë të mendimit se Brazili duhet të mbështetet te tetë lojtarë, të cilët kanë qenë me trajnerin Tite në Rusi. Në stol është një tjetër histori: vetëm dy lojtarë do ta përsërisnin thirrjen. Lojtari më i votuar është Philippe Coutinho, me 53.800 mbështetës, i ndjekur nga nënshkrimi i ri i Barçës, Arthur (53.000), dhe Lucas Paquetá, nga Flamengo (52.300).

Surpriza e anketës është Neymar, që shfaqet në vendin e shtatë, me 50.400 vota, edhe pse ka avantazhin e më shumë se 10.000 votave karshi konkurrentëve të tij në sulm. Mosha mesatare e ekipit titullar të Brazilit do të ishte 29 vjeç.

Në ekstremet e moshës do të ishin dy lojtarë nga Real Madrid: Marcelo, i cili do të shkonte në Botërorin e tretë me 34 vite mbi supe, dhe Vinicius Junior, i cili do të luante Botërorin e tij të parë 22 vjeç.  Ekipi i zgjedhur nga tifozët do të përbëhej nga: Ederson – Danilo, Jemerson, Marquinhos, Marcelo – Lucas Paquetá, Casemiro, Arthur – Coutinho, Gabriel Jesús dhe Neymar.

Ja 23 të zgjedhurit nga tifozët brazilianë për “Katar 2022” *

Lojtari Klubi aktual Mosha në “Katar 2022”
Ederson Manchester City 29
Danilo Manchester City 31
Jemerson Mónaco 30
Marquinhos PSG 28
Marcelo Real Madrid 34
Lucas Paquetá Flamengo 25
Casemiro Real Madrid 30
Arthur Barcelona 26
Coutinho Barcelona 30
Gabriel Jesús Manchester City 25
Neymar PSG 30
Zëvendësues
Alisson Roma 30
Neto Valencia 33
Eder Militao Sao Paulo 24
Rodrigo Caio Sao Paulo 29
Lucas Veríssimo Santos 27
Alex Sandro Juventus 31
Fabinho Mónaco 29
Gustavo Blanco Atco. Mineiro 28
Ëalace Hannover 96 27
Rafinha Barcelona 29
Vinicius Jr. Real Madrid 18
Douglas Costa Juventus 32


*
 Me të zeza (bold), lojtarët e thirrur në “Rusia 2018”. Mosha konsiderohet: 1 nëntor 2022.
Burimi: Globoesporte, në një sondazh të më shumë se 53.000 tifozëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *