Juventus: “Quhet Ronaldo. Është një futbollist bardhezi!”

“Quhet Cristiano Ronaldo. Dhe është një futbollist bardhezi”. Mes epikes dhe ironisë, edhe Juventus zyrtarizon transferimin e shekullit. CR7 shkon në Torino. Për 4 vite. “Juventus njofton blerjen me të drejta të plota shërbimet e portugezit të jashtëzakonshëm për 4 sezonet e ardhshme”, vijon njoftimi i klubit, i publikuar në faqen zyrtare, pas minutave të pafundta të pritjes ku shfaqej foto por nuk hapej linku.

Më pas edhe komunikata zyrtare me shifrat: “Marrëveshje me Real Madrid për blerjen përfundimtare të futbollistit Cristiano Ronaldo. Torino, 10 korrik 2018, Juventus Football Club S.p.A komunikon se ka arritur marrëveshjen me klubin e Real Madrid për blerjen me të drejta të plota të shërbimeve sportive të futbollistit Dos Santos Aveiro Cristiano Ronaldo përballë shumës së 100 milionë euro, të pagueshme në dy këste, veç kontributit të solidaritetit të parashikuar nga rregullorja e FIFA dhe 12 milionë të tjera. Juventus ka nënshkruar me vetë futbollistin një kontratë sportive 4-vjeçare që skadon më 30 qershor 2022”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *