Ja cilat janë shenjat më me fat të Horoskopit…

Shenjat astrologjike kanë ndikim të madh tek jeta e çdo njeriu dhe në bazë të tyre dikush mund të ketë fat e dikush tjetër jo. Ja cilat janë ato më të privilegjuarat.

Shenjat e shigjetarit, binjakëve dhe luanit janë optimiste dhe krenare. Ato sjellin gjithmonë energji pozitive në mjedisin ku jetojnë. Shigjetarët ndikohen mjaft nga Jupiteri dhe janë me shumë fat. Krenarë, optimistë dhe të qeshur, ata besojnë verbërisht tek fati i tyre. Puna e vazhdueshme, këmbëngulja dhe ndershmëria i çon gjithmonë atje ku duan. Për ta humbja nuk ekziston. Për shigjetaret gjithçka është çështje logjike dhe vullneti.

Binjakët gjithashtu kanë fat pasi janë edhe komunikues dhe përdorin mjetet e duhura për të arritur ku duan. Ata janë kureshtarë dhe nuk kane frikë nga ndryshimet. Personat e kësaj shenje dinë si ta vënë inteligjencën e tyre në shërbim të projekteve.

Luanët janë ambiciozë, të fortë dhe të besueshëm. Falë optimizmit dhe pozitivitetit ata kanë gjithashtu shumë fat.

Shenjat e tokës si: demi, bricjapi dhe virgjëresha, nuk mendojnë se energjia e tyre pozitive mundë të sjellë fat dhe një jetë më të mirë. Ata janë persona të përgjegjshëm që duan të kontribuojnë në mënyrë direkte në rrugëtimin e tyre. Demave ju duhet shumë punë për të arritur objektivat dhe bricjapeve shumë durim. Të gjitha këto shenja nuk kanë shumë besim tek optimizmi i tyre dhe nuk kanë shumë fat.

Dashi, ujori dhe peshqit duan të përfitojnë gjithmonë nga çdo mundësi që iu jep jeta, por nuk dinë nga t’ia fillojnë. Dashët janë me fat edhe për shkak të kurajës, ndërsa Ujorët bëjnë çdo gjë për të përmbushur pasionet.

Gaforrja, peshorja dhe akrepi nuk janë aspak me fat dhe kjo për shkak të personalitetit që kanë. Ata janë persimistë, duan të jenë perfektë, janë misteriozë dhe tregohen gjithmonë superiorë. Zhgënjimet për ta janë të njëpasnjëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *