FOTO/ Arbitrat e finales së Kupës së Botës, ja pretendentët

Të martën dhe të mërkurën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinaliste në Kupën e Botës, Francë-Belgjikë dhe Angli-Kroaci.

Uruguaiani, Andres Kunja do të jetë gjyqtari kryesor i gjysmëfinales së parë midis Francës dhe Belgjikës, ndërsa në Angli-Kroaci do të vendosë drejtësi turku Çunejt Çakir.

Tashmë është pothuajse e qartë. Italiani Xhanluka Roki, serbi Milorad Maziç, apo iraniani Alireza Fagani, do të ‘synojnë’ të jenë ata të cilët do të gjykojnë finalen e madhe të 15 korrikut në stadiumin “Luzhniki”.

Një përgjegjësi e madhe, por secili prej tyre do të donte të ishte një protagonist në evenimentin më të madh të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *