Foto/ Aktori i madh George Clooney bën aksident me motorr në Itali

George Clooney është një ndër artistët më të famshëm në botën e industrisë së filmit.

Aktori 52-vjeçar hollywoodian ka pësuar një aksident duke goditur një makinë në Sardenja të Italisë.

Amerikani ishte duke vozitur një motoçikletë kur papritmas para vetes iu shfaq një makinë, me të cilën u përplas në Costa Corallina, shkruan Rai Sardegna.

Clooney u transportua në shërbimin e urgjencës të spitalit John Paul II, ende nuk dihet se për çfarë lëndime bëhet fjalë.

Mediat kanë postuar një fotografi që tregon xhamat e thyer të makinës, e cila mendohet të ketë goditur aktorin.


(Aksidenti i George Clooney)

Clooney arriti në Sardenjë për të drejtuar një miniserie televizive të quajtur Catch 22, bazuar në romanin e autorit amerikan Joseph Heller të shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe, Clooney është duke punuar në projekte të reja filmike që do to të mund t’i shohim gjatë muajve në vazhdim në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *