Bulqizë, vijon protesta e banorëve për mbrojtjen e pyjeve

Banoret e fshatrave Dushaj, Koçaj, Kodra e Danit, Qiraj dhe Kokerdhak të njësisë Administrative Fushë Bulqizë, kanë vijuar protestën e radhës për mbrojtjen e pyjeve.

Protesta e radhës këtë herë është zhvilluar para Bashkisë Bulqizë, ku banorët kanë kërkuar mos lejimin e firmës koncensionare, e cila donë të shfrytëzojë masivin pyjor atë të Sheshit të Bulqizë. Shkak i protestës së banorëve është bërë hapja e rrugës nga kompanitë.

Ky koncesion, thonë banorët, po kërcënon seriozisht jetën e tyre, pasi i vetmi aset jetese për ta është ky pyll, i cili është i pa prekur.

Me pankarta në duar, “mos na prisni pyjet, ndal shkatërrimit të pyjeve”, banorët u shprehen se kanë ardhur pranë bashkisë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Ndërkohë, banorët i kanë kërkuar kryebashkiakut që të jetë pranë popullit, pasi firma që ka sjellë bashkia është një firmë “hajdute, sipas tyre.

Ndërkohë, ato o i bëjnë thirrje edhe kryeministrit të Shqipërisë që të marrë masa të menjëhershme për ndalimin e këtij koncesioni

Ish-kryeplaku, Qemal Stafa në komunën Fushë-Bulqizë shprehet se nuk ka hedhur asnjë firmë për miratimin e dhënies së lejes dhe se për firmën e hedhur nga ana e personave të tjerë do të bëjë denoncim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *