“Sheiku” i drejtësisë/ Gjyqtari-miliarder Artan Broci me pasuri të dyshimtë?

Anëtarët e Gjykatës së Lartë janë  prioritet i Komisionit të Rivlerësimit.

Nisur nga pasuria e “çmendur” që disa prej tyre kanë deklaruar, duket se do t’iu “pritet” koka nga Vettingu.

Gjithsesi mund të ketë edhe supriza, pasi nuk është e lehtë të prekësh sheikët e drejtësisë, për shkak të lidhjeve të forta që ata kanë me politikën.

Artan Broci, është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, që në një periudhë të shkurtër kohore është shndërruar në miliarder.

Broci, rezulton të ketë më shumë pasuri se vite pune.

Ai  emërua gjyqtar, në vitin 1996, kur doli nga auditoret e Juridikut. Broci kaloi nga shkalla e parë, në Apelin e Tiranës dhe në katër muaj, midis vitit 2012-2013, ai ngjitet në karrierë.

Fillimisht  ai u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë dhe më tej anëtar i KLD-së.

Artan Broci, vlerësohet si një nga njerëzit e drejtësisë më të pasur në vend. Pasuria e tij, është rritur në përmsa të frikshme nga viti në vit. Për këtë arsye ëshët raportit se pauria e tij po hetohet nga Komisioni i Vettingut.

Broci rendit 10 llogari bankare edhe pse me shuma jo shumë të mëdha, në secilën prej tyre. Të ardhurat,deklaron se i siguron jo vetëm nga puna e tij dhe e bashkëshortes, por edhe qiraja e një lokali dhe një ambienti zyrash si edhe nga dhuratat.

Përgjatë vitit 2012, të ardhurat e Brocit, kanë qenë vetëm nga paga si gjyqtar, nga qiratë e tre subjekteve dhe nga paga e bashkëshortes, por ma kalimin e viteve pasuria e tij është shtuar.

Ndërsa në vitin 2013 janë rritur të ardhurat e tij dhe bashkëshortes, për të arritur kulmin në vitin 2014, ku figuron një apartament dhuratë dhe  bashkëshortja rezulton me dhjetë llogari bankare.

Në vitin 2015 figurojnë të shtuara edhe pesë llogari të reja bankare, ndërsa Broci dhe bashkëshortja e tij kanë edhe 7 llogari të tjera bankare.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtari Artan Broci, referuar Open Spending Albania

 vitin 2012, Broci ka deklaruar, pagëm si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 1 497 921 lekë, 1ira lokali 600 000 lekë, qira nga subjekti Rexha-Gold shpk 3 600 euro, qira zyre 840 000 lekë si dhe pagën e  bashkëshortes si notere në shumën 2 272 797 lekë.

Në vitin 2013 ai ka deklaruar pagë si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 398 500 lekë, pagën si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 123 516 lekë, honorare si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 117 000 lekë, interesa bankare 17 840 lekë nga depozita plus në bankë të nivelit të dytë, qira nga subjekti Rexha-Gold shpk 10 800 euro si dhe qira zyre 840 000 lekë.

Ndërsa bashkëshortja Irma Broci, ka deklaruar pagën si notere 4 208 890 lekë, arkëtime nga shitja e autoveturës tip Benz 500 000 lekë, interesa bankare 160 373 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë, interesa bankare 5 964 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë, interesa bankare 7 019 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë si dhe blerje autoveture tip Benz me kursime personale në vlerën 1 000 000 lekë.

Përgjatë vitit 2014, Broci ka deklaruar të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1595 860 lekë, të ardhura si anëtar i KLD-së, 112 200 lekë, të ardhura nga interesa bankare, 12 657 lekë, të ardhura nga qiraja e një lokali dhënë shoqërisë Rexha-gold shpk, 10 800 euro, të ardhura nga qiraja e një zyre, 840 000 lekë, bashkëpronar i një apartamenti me sipërfaqe 65.76 m2, dhuratë, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 735 188 lekë, 17 329 lekë, si dhe 1 651 036 lekë.

Ndërsa bashkëshortja, ka deklaruar të ardhura nga puna si notere në Tiranë, 4 644 223 lekë,të ardhura nga interesat bankare, 88 257 lekë,të ardhurat nga interesat bankare, 72 510 lekë, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 5 079 431 lekë, 34 342 lekë,1 296 euro, gjendja e llogarisë depozitë “Fëmija im”, në një bankë të nivelit të dytë, 361 951 lekë,gjendja e llogarisë depozitë “Fëmija im”, 413 201 lekë si dhe një tjetër në shumën 290 108 lekë.

Gjithashtu bashkëshortja, ka deklaruar gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, (Llogari e cilësuar për klientët e pasuritë e paluajtshme sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave), 170 300 euro si dhe dy llogari të tjera në shumat 3 740 000 lekë dhe 4 euro.

Në vitin 2015, Broci ka deklaruar pagën si anëtar i gjykatës së lartë 1 573 316 lekë, honorare si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 102 000 lekë, të ardhura nga qiradhënia e një lokali një shoqërie tregtare 10 800 euro, të ardhura qiradhënie e një zyre 840 000 lekë.

Bashkëshortja Irma Broci, të ardhura fitim neto nga ushtrimi i detyrës si Notere 5 201 118 (pesë milion e dyqind e një mijë e njëqind e tetëmbëdhjetë) lekë.
Djali Arlind Broci paga si specialist në sektorin e asistencës ligjore Drejtoria Juridike pranë Shoqërisë Albbcontrol SHA në vlerë 207 250 lekë.

Broci ka deklaruar dhe shtimin e llogarive rrjedhëse.

Shtuar llogaria rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me 127 214 lekë.
Shtuar një llogari rrjedhëse me 99 816 lekë.
Shtuar një llogari lidhur me depozitën me 59 855 lekë.
Shtuar interesa nga depozita në vlerën 10 375 lekë.
Investime në obligacione vlera 5 000 000 (pesëmilion) lekë.
pakësuar llogaria depozitë e bashkëshortit dhe shtuar llogaria depozitë e bashkëshortes e sëbashku në vlerën 10 000 000 (dhjetë milion) lekë janë blerë obligacione 2 vjeçare nga bashkëshortja.
Shuar interesa nga llogaria e depozitës vlera 27 351 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes 207 718 lekë.

Llogari rrjedhëse e zotit Broci ku paguhen qiratë vlera 2 985 euro.
Shtuar interesa në llogari depozite personale e bashkëshortes me 331 133 lekë.
Depozitë e llojit Fëmija Im 514 754 lekë si dhe një tjetër në shumën 526 226 lekë.
Llogari e bashkëshortes si person fizik 716 312 lekë.
Llogari e bashkëshortes si Person Fizik e specifikuar si llogari, noteri për Klient për pasuri të paluajtshme 300 euro dhe 3 400 000 lekë.
Llogari e bashkëshortes si Person Fizik e specifikuar si llogari Noteri për Klient për pasuri të paluajtshme 795 795  Euro

Në vitin 2016 ai ka deklaruar, të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 462 lekë, të ardhura si honorare dhe dieta si anëtar i Gjykatës së Lartë, 102 000 lekë + 34 008 lekë, të ardhura nga anëtarësimi në Komitetin Disiplinor të Dhomës së Avokatisë si përfaqësues i KLD-së, 306 000 lekë, të ardhura nga obligacionet 4-vjeçare për vitin 2016 në një bankë të nivelit të dytë, 283 982.64 lekë.

Ndërsa bashkëshortja, zonja Irma Broci, ka deklaruar të ardhura nga obligacionet 2-vjeçare në një bankë të nivelit të dytë, 170 600 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë bankare depozitë plus në emër të fëmijës së mitur në një bankë të nivelit të dytë, 9 707.37 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë bankare depozitë plus, në një bankë të nivelit të dytë, 465.26 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë depozitë plus e fëmijës së mitur, 9 903.08 lekë, të ardhura nga qiraja e një lokali, 10 800 euro, të ardhura nga qiraja e zyrave, 840 000 lekë, të ardhura nga puna si notere, 5 273 388 lekë fitimi neto.
Djali, Arlind Broci, të ardhura nga paga pranë Albcontroll Tiranë, 994 053 lekë.

Broci ka deklaruar se ka fituar pronësinë e  një apartamenti me sipërfaqe 143.81 m2, (bashkim i apartamentit ekzistues me sipërfaqe 78.11 m2 + shtesës anësore të katit të parë me sip. 65.7 m.
Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një apartamenti me sipërfaqe 157.99 m2 (bashkim i apartamentit ekzistues me sipërfaqe 92.29 m2 + një shtesë anësore me sip. 65.7 m2 në katin e dytë, shkëmbyer pa shpërblim me një shtetas.

Bashkë investitor në një kontratë sipërmarrje me dt. 17.04.2016 për ndërtimin e karabinës së një banese private në Shkodër, sipas lejes së ndërtimit, 1 500 000 lekë.
Fond pensioni vullnetar në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në dt. 17.05.2016 me të ardhura nga paga, periodikisht 10 000 lekë në muaj, 91 409.94 lekë + 1 409.49 lekë interesa.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, 160 913.77 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare, Karta Viza Clasik, 198 597.13 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, Depozita Plus, 460 320.80 lekë.

Djali, Arlind Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, si person fizik, 46 891.60 lekë.
Bashkëshortja, Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, ‘Llogari Noteri e cilësuar për klientët pasuritë e paluajtshme’ sipas udhëzimit nr. 6915/2 dt.30.01.2012, të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, 207 250 euro.

Bashkëshortja,  Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, ‘Llogari Noteri e cilësuar për klientët pasuritë e paluajtshme’ sipas udhëzimit nr. 6915/2 dt.30.01.2012, të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, 7 500 000 lekë.
Djali, Arlind Broci, gjendja e llogarisë bankare individuale në një bankë të nivelit të dytë, 134 036.48 lekë.
Bashkëshortja,  Irma Broci, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 417 778.07 lekë.
Llogari rrjedhëse, të ardhura nga qiratë, 252 550 lekë.
Bashkëshortja, zonja Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 895 469.13 lekë.
Djali, zoti Arlind Broci, certifikatë regjistrimi në QKB me llogari si person fizik pranë një banke të nivelit të dytë, 46 891.60 lekë. /CNA.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *