Ekipet e shpëtimit nxorën një djalë të hënën nga sistemi i shpellave, sipas një dëshmitari që po priste jashtë.
Ky djalë është i pesti, pas katër të tjerëve që u nxorën të dielën nga zhytësit ndërkombëtarë dhe marinsat tailandezë.
Djali është pjesë e ekipit të futbollit të të rinjve të njohur si “Arinjtë e Egër” dhe që ka që nga 23 qershori bllokuar në thellësinë e malit për shkak të ujit që përmbyti rrugën e kthimit.