Manipulimi i votimit për Teatrin Kombëtar, Spaho: Nuk marrim pjesë deri sa të anulohet

Partia Demokratike dhe LSI nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Shkak është manipulimi i votimit për Teatrin Kombëtar, ku deputeti i LSI-së Vangjel Tavo duke mos qenë fare i pranishëm, ka votuar pro.

Duke folur në sallën e parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho është shprehur se deri në zgjidhjen e kësaj situate, opozita nuk do të marrë pjesë në seancat e parlamentit.

Ditën e enjte është kryer votimi për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por më shumë se kaq edhe tek rezultati i votimit, ku një prej deputetët të opozitës që nuk ishte në Kuvend, ka votuar pro.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin çudira të tilla, sepse opozitës i është mohuar e drejta e fjalës nga mazhoranca.

Kërkesa jonë është bërë para dy ditësh dhe nuk besoj se do të kishte ndonjë gjë më të rëndësishme për Kuvendin, se sa të verifikonte procesin e votimit.

Në këtë situatë ne nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, deri kur Kuvendi të kthejë përgjigje, të anulojë votimin e ditës së enjte”, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *