Çfarë nëne je, apo do të bëhesh, sipas shenjës së Horoskopit

Horoskopi tashme dihet qe prej shume vitesh është në gjëndje qe për çdo shenje te tij te na japë karakteristika precize që më pas janë ne gjendje te kushtëzojnë edhe sjelljet tona, dhe mesa duket kësaj nuk i shpëton as mëmësia.

Nëse dëshironi te dini se çfarë nene jeni, ose do të bëheni në të ardhmen, më poshtë do te keni karakteristikat pozitive apo negative ne varësi te shenjës zodiakale.

Nëna Dashi

Ajo është një nënë e zjarrtë, me vullnet të fortë, gjithmonë e gatshme për të stimuluar fëmijët me lojëra dhe objektiva të reja; zemërohet lehtë, por parapëlqen qe te përfshihet gjithmonë ne problemet e tyre.

 Nëna Demi

Ajo pëlqen të gatuaj, të qëndrojë në shtëpi dhe t’u japë fëmijëve të saj të gjitha mbështetjen e mundur. Ajo është figura tipike e nenës se ngurte dhe gjithmonë dëshiron te jete e pranishme ne jetën e fëmijëve te saj.

 Nëna Binjake

Inteligjente dhe e aftë ajo shtyn fëmijët të gjejnë më shpejt pavarësinë e tyre, si atë emocionale ashtu dhe atë materiale.

 Nëna Gaforre

Kjo është “nëna” par excellence, e bute, e ëmbël, ajo është “klloçka nënë.” Tere kohen pas fëmijëve te saj.

Nëna Luan

E dashur dhe krenare, ajo është nena qe kërkon shumë nga fëmijët duke stimuluar ambiciet e tyre. E pajisur me një ndjenjë të fortë morale, ajo do te dëshironte te ruante po ato pozita edhe kur ata te rriten.

Nëna Virgjëresha

Këto nena sigurisht qe nuk mund te qortohen për sa i takon edukimit te fëmijëve. Edhe pse pa shume fantazi dhe me pak mangësi ne përkëdhelje, ato përgjithësisht janë ne gjendje te përcaktojnë linjat me te rëndësishme te rrugëtimit te fëmijëve te tyre

 Nëna Peshore

E pajisur me një ndjeshmëri të mprehtë, ajo është një nënë që di të përshtatet shumë mirë me nevojat e fëmijëve, pa imponuar qëllimet e saja. Është nena tipike për tu quajtur edhe një mikeshe e fëmijëve te saj.

Nëna Akrep

Inteligjente dhe e ndjeshme, ajo është një nënë që di të kombinoje ne mënyrë të përkryer qortimet me përkëdheljet, duke i dhënë mbështetjen e duhur dhe kujdesin e nevojshëm fëmijëve. Prej natyre misterioze, ato shpesh duhet te mësojnë edhe nga fëmijët e tyre.

Nëna Shigjetari

Është nena tipike e ngathet e cila beson shume ke mirësia dhe virtytet e saj. Dashuron shume fëmijët e saj dhe kërkon qe tu transmetoje atyre ndjenjën e lirisë.

Nëna Bricjapi

Është nena tipike ne dukje e ftohte. Por ajo është në fakt shume e vëmendshme dhe plot ndjenja ndaj fëmijëve te saj. Kërkuese ndaj gjithçkaje që lidhet me arsimin dhe punën, por tolerante në lidhje me miqësitë dhe sferën afektive te tyre.

Nëna Ujori

I kushton më shumë vëmendje lirive individuale të fëmijëve të saj dhe arsimimit te tyre. Nena tipike qe është ne gjendje te vendose një dialog te përsosur me fëmijët e saj.

Nëna Peshk

Është nena qe gjithmonë kërkon tu imponohet fëmijëve, por shume e afte për te vendosur raporte besimi me ta, te cilat e duan atë me se shumti për gabimet praktike te saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here