Vidhte ushqimet e kompanisë ajrore, kapet shqiptari

Një shqiptar 40-vjeçar, me banim në Bergamo, është arrestuar nga Guardia di Finanza për vjedhje në aeroportin e Orios. Shqiptari i arrestuar punonte si shofer i mjetit të furnizimit me ushqime të avionëve të linjës Ryanair.

Pas sinjalizimeve të shumta për vjedhje, Guardia di Finanza intensifikoi kontrollet pranë aeroportit. Duke ndjekur mjetin e transportit catering i cili doli nga dogana, agjentët mbërritën në një parking të qendrës ‘Galassia’ në Bergamo.

Aty financierët, duke vënë re lëvizje të çuditshme të drejtuesit të mjetit që kishte marrë disa nga objektet e transportuara, të cilat i kishte fshehur në një kabinë elektrike të braktisur, vendosën të ndërhynin.

Kontrolli zbuloi parfume dhe ushqime që punonjësi i kishte hequr mënjanë e fshehur në thasët e mbeturinave, duke i rimarrë pas përfundimit të turnit.

Gjetja e objekteve në kabinën elektrike solli kontrollin në banesë dhe vendet e tjera të frekuentuara nga shoferi shqiptar, çka zbuloi 2600 objekte të tjerë të destinuar për shitje në avionët Ryanair.

Objektet e vjedhura fshiheshin në një bed & breakfast e në një bar në Bergamo, të menaxhuar nga shqiptari, për t’u rishitur më pas. Në total, ishin rreth 3000 objekte me vlerë rreth 20 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *