“Shpëtuam fëmijën nga mbytja”, dëshmitarët nxjerrin gënjeshtrën e policisë

Policia e Durrësit njoftoi sot se kishte shpëtuar 3 persona nga mbytja e mes tyre ishte edhe një fëmijë.

Por duket se policia ka dashur të marrë meritat e të tjerëve.

Dëshmitarët kanë treguar se shpëtimi i fëmijës në Gjirin e Lalzit është bërë nga pushuesit, ndërsa jo vetëm që nuk ka pasur polici aty, por as ambulancë.

Denoncimi ndaj Policisë së Durrësit është bërë nga pushuesit në faqen e Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Sukses imagjinar i narkopolicise ne Gjirin e Lalzit!

Pushuesi dixhital hedh poshte mashtrimin e policise! sb

“Zoti Berisha jam nje pushues qe sot ndodhesha ne Gj e Lalzit me familjen. Po lexoja ne media kete njoftim te policise se durresit. Doja tju thoja qe eshte nje mashtrim fund e krye. Nuk di per dy personat e tjere, po per femijen 11 vjec nuk ka pasur polici fare. Isha vete prezent aty. Madje e morem policine dhe pergjigja tyre ishte se skishte ambulance tjeter pasi ajo ndodhej ne Sukth.

Une kam qene rastesisht aty dhe bashke me ca te tjere e kemi cuar ne nje makine rasti ku e shoqeroi e motra dhe nje mjeke pushuese. Keta genjejne diten per diell.

Ja njoftimi policise:

Durrës

Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz shpëtojnë tre pushues nga mbytja, mes tyre një fëmijë.

Pushuesit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e Stacionit të Policisë Manëz, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Gjirin e Lalëzit, paraditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja një fëmijë me iniciale E.P. 11 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë më vonë po në Gjirin e Lalëzit Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja dy shtetas të tjerë, shtetasit H.S. 70 vjeç dhe G.Xh. 65 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi H.S. është larguar për në banesë pa probleme për jetën ndërsa shtetasi G.Xh.

ndodhet në Spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu kanë shtuar shërbimet në zonat turistike për ti ardhur në ndihmë pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here