Sherr me armë në një lokal në Dhërmi, policia arreston autorin

Një i ri është arrestuar nga policia në Dhërmi pas një sherri midis të rinjve në një lokal. Gjatë sherrit, një person ka qëlluar me armë në ajër.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e  plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *