Krijohet ‘airbag’ për telefonin, e mbron në rast të rrëzimit (VIDEO)

Të gjithëve na ka ndodhur, që për një moment mos të jemi të pavëmendshëm dhe telefoni i 500 eurove, apo edhe më i shtrenjtë, të rrëzohet dhe të pësoi dëmtime të konsiderueshme.

Maskat dhe mbrojtëset e ndryshme, nuk bëjnë aq shumë për ta mbrojtur pajisjen, e cila në shumicën e rasteve më kurrë nuk punon si më parë, përcjell Telegrafi.

Për këtë arsye, Philip Frezel ka krijuar këtë ‘airbag’ për mbrojtjen e telefonave, që në momentin kur fillon të bie, i hapen nga katër këmbë sikur të merimangave dhe shmangin përplasjen me sipërfaqen e fortë.

Ideja për këtë mbrojtëse, studentit gjerman i erdhi pasi i ra telefoni nga xhaketa dhe iu dëmtua rëndë.

Gjatë një aktivitete për kreacione teknologjike që është zhvilluar në Gjermani, atij i është ndarë çmimi i parë për këtë kreacion, ndërsa së shpejti pritet të nisë procedurat për ta shitur patentën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *