Teksa bënë disa ditë pushime në Francë, tani prindërit e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, kanë vendosur që të vizitojnë edhe Shqipërinë.
Vera dhe Besnik Ora kanë vizituar një ditë më parë një nga restorantet më të njohura që ndodhet në Lezhë.
E mesa duket Vera është mrekulluar nga ushqimi tradicional dhe bio, pasi u ka këshilluar edhe dy vajzave dhe djalit të saj që ta vizitojnë patjetër këtë vend.
“Duke nisur nga vera e bërë vet, vezët e patës dhe çdo gjë tjetër. Farma është kaq impresionuese me ambientin”, shkruan në një foto të publikuar në “Instastory” Vera Ora.
Kjo e fundit tregon më pas se udhëtimi vazhdoi në Shkodër, ku çifti kishte ndalur në një prej dyqaneve të luleve për të blerë një të tillë.