Terrorizmi Iranian në derën tonë, qeveria nuk do t’ia dijë për pasojat

Nga Boldnews.al

Parandalimi i një akti terrorist në Francë më 30 qershor të këtij viti, ndërsa mbahej konferenca e “Opozitës itaniane” (Muxhahedinët), solli në vëmendje farën e terrorizmit që kemi mbjellë në vendin tonë. Një nga personat e arrestuar si urdhërues i këtij atentati të dështuar, kishte punuar në Shqipëri në Ambasadën Iraniane në zyrën e shtypit dhe kulturës.

Asnjë vend euriopian apo në SHBA nuk pranoi rreth 3000 Muxhahedinë, por portën ia hapi qeveria shqiptare. Fillimisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha që e mori këtë hap, për të vijuar më pas edhe me Ramën, që u tregua edhe më i zellshëm, duke dalë “heroi ditës” dhe pranuar thuajse të 3000 Muxhahedinët iraniënë, që janë vendosur në një qendër të madhe pritjeje mes Tiranës dhe Durrësit. Ndonëse me një moshë jo shumë të re, pjesa më e madhe e tyre njihen si ushtarakë, që tentuan nëpërmjet atentateve të rrëzonin qeverinë e vendit të tyre. Në Iran ata konsiderohen si terroristë, por në Shqipëri si “miq të mirë”, që e kemi për “detyrë” t’i mbajmë sepse këtë nder na e kërkoi bota…

Jemi kthyer në një vend potencial për akte terroriste, kur në shenjëstër të qeverisë iraniane janë Muxhahedinët, që njihen ndryshe edhe si (opozita në mërgim e qeverisë iraniane). Tentativa e parë e zbuluar është ajo e 22 marsit të këtij viti, ku në selinë e Komunitetit Beklathian në Tiranë kremtohej festa e “Sulltan Novruzit”. Dy iranianë u arrestuan nga njësia Antiterror, pas informacioneve të siguruara se këta persona të kamufluar si gazetarë, mund të ishin pjesë e një rrjeti që synonte akte terroriste.

Kjo është konfirmuar edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo. Ai ka publikuar raportin e Departamentit të Shtetit, “Akvititeti operacional i Iranit në Europë”, ku thuhet shprehimisht se, në datën 22 mars 2018, dy operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit.

Sekretari Pompeo shkruan në Tëitter se: “Regjimi i Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian.”-shkruan Pompei, por aktete terroriste tashmë e kanë përqëndrimin potencial në Shqipëri.

Edhe më i rëndë bëhet ky fakt që një nga katër të arrestuarit për tentativën e akteve terroriste në Francë, ka punuar në vendin tonë. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka nxjerrë një deklaratë për sa i përket planit të fundit terrorist kundër mbledhjes së tyre të përvitshme në Paris. “… Diplomati terrorist i arrestuar në Gjermani është Asadollah Assadi, i cili ka qenë kreu i stacionit të inteligjencës së regjimit iranian në ambasadën e regjimit në Vienë që nga viti 2014. Ai u kishte dhënë urdhrin final terroristëve për të sulmuar mbledhjen e 30 qershorit. Asadollah Assadi kishte zëvendësuar një tjetër diplomat terrorist të regjimit me emrin Mostafa Roudaki. Mostafa Roudaki shkoi në Teheran nga Austria, dhe u dërgua në Shqipëri në vitin 2017 si sekretar i parë i ambasadës në mënyrë që të merrej me spiunazh dhe veprimtari terroriste kundër PMOI. Për të lehtësuar veprimtaritë e Roudaki-it, Qendra Habilian dhe Shoqata Didehban, dy degë të Ministrisë së Inteligjencës (MOIS), u bënë aktive në Shqipëri nën maskën e veprimtarive kulturore dhe të shtypit”- thuhet në deklaratë.

Janë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar se aktualisht Shqipëria është një “fushëbetejë” e përshtashme në konfliktin e brendshëm të iranianëve mes tyre. Qeveria e Iranit prej disa vitesh ka në shënjestër Muxhahedinët, të cilët i konsideron terroristë. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në Shqipëri, pasi asnjë nga vendet e europës nuk e pranoi, për shkak se kërkonin që terrorizmi të ishte sa më larg tyre. Qeveritë tona i pranuan pa hezitim, duke mbjellë farën e një konflikti me akte terroriste që nuk dihet kur mund të shpërthejë, shkëndijat e para janë dhënë prej disa muajsh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *