Duket se motorri i famshëm Harley Davidson nuk do të ulë asnjë ‘gram’ nga legjenda e tij.
Një mit, i cili feston ashtu siç vetëm mitet dinë të festojnë: për 115 vitet e historisë së tij, Praga po mirëpret këtë fundjavë mijëra fansa nga e gjithë bota.
Mbrëmjen e shkuar (6 korrik 2018) për këtë qëllim kanë performuar të famshmit Rolling Stones.
Krijuar më 1903shin në Milwaukee, në Wisconsinin e ftohtë, u bë i famshëm nga saga e “Happy Days”, ndërrmarrja më e famshme e motorrave në botë, u kthye me kalimin e viteve një ikonë e prodhimeve amerikane.
Në kryeqytetin e Çekisë janë mbledhur fansa të motorrit nga 75 vende të botës për një festë gjigande, në të cilën koncerti i Rolling Stones ishte vetëm qershia mbi tortë.
Eventi paraqet modelet e reja si dhe motorrët Harley Davidson ndër vite.
Dark Custom Arena është zona dedikuar pronarëve të motorrëve. Për të gjithë të tjerët, janë motorrët e rinj të markës së njohur.
Në zonën e ekspozimit, ndërkohë ka më shumë se 150 motorrë që tregojnë historinë 115 vjeçare të Harley-t, ndërkohë që parada në qendrën historike do të përmbledhë të gjithë eventin.
Në ish Çekosllovakinë Harley Davidson është prezent, për më shumë se një shekull dhe në Pragë klubi i parë lindi 90 vite më parë!