Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuara në showbizz-in shqiptar, pasi poston herë pas herë foto e video mjaft provokuese. Por këtë herë ajo i ka habitur ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” me një gjest që ka bërë.
Marashi ka treguar se mund të bëjë çfarë të dojë. Madje ajo nuk ka asnjë problem nga ata që e paragjykojnë. Ndaj vendosi të publikonte një foto duke dredhur hashash, në të cilën shkroi: “Vajzat që dinë si ta dredhin”.
Oriola nuk zbuloi më shumë, nëse kjo cigare ishte për të apo dikë tjetër.