Ligjvënësit turk kanë dhënë betimin në Parlament, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar ku iu dha më shumë autoritet presidencës. 600 deputetë nga 5 parti politike u betuan të shtunën në Ankara, në mesin e tyre 259 nga partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Me ndryshimet e reja, Erdogan do të udhëheq qeverinë, zgjedh ministriat, zëvendëspresidentët dhe burokratët, përgatit buxhetin dhe vendos politikat e sigurisë.