Nis fluksi në portin më të madh në vend. Burime nga Autoriteti Portual Durrës bëjnë me dije për gazetaren Klodjana Haxhiaj se në 5 ditët e para të korrikut, kanë udhëtuar me tragete 10.674 persona.
Po ashtu mësohet se nga Durrësi janë nisur më pak udhëtarë dhe automjete, përkatësisht 3677, me 554 automjete gjithsej. Ndërkohë, Drejtoria e Kufirit ka vënë në funksion të plotë 8 sportele për udhëtarët dhe 6 për mjetet