Lionel Richie, 69 vjeç dhe e dashura e tij Lisa Parisa, pushime verore në Francë

Ata u takuan për herë të parë para pesë vitesh, por Lionel Richie, 69 vjec dhe e dashura e tij Lisa Parisa, janë shfaqur më të afërt se asnjëherë të enjten në Antibes, në jug të Francës.

Këngëtari i famshëm dhe e dashura e tij janë fotografuar teksa shkonin drejt hotelit të tyre në qytetin francez.

Pavarësisht motit të nxehtë këngëtari i ‘Hello’ është shfaqur me pantallona të zeza dhe këpucë, ndërsa Lisa që është shumë më e re se Richie është shfaqur me një fustan të shkurtër me xixa.
Të kapur për dore, të dy kanë tërhequr vëmendjen e paparacëve të shumtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here