Po luhet në “Kazan Arena” supersfida mes Brazilit dhe Belgjikës e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Botës.
Të dyja skuadrat janë cilësuar si favorite për të fituar trofeun më të rëndësishëm të globit ndaj do të kërkojnë kualifikimin në duelin e sotëm.
Në minutën e 13’ ishte Fernandinho ai i cili shkaktoi autogol duke i dhuruar avantazhit përfaqësueses belge, pas një devijimi të një topi të goditur me kokë nga Kompany.