VIDEO/ Përçarje mes mazhorancës? Momenti kur Rama debaton ashpër me Majkon për Teatrin

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme që zgjati gati deri në mesnatë pati debate të forta mes opozitës dhe qeverisë për Teatrin Kombëtar.

Por situata është dukur e tensionuar edhe mes radhëve të mazhorancës, ku në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, duket  kryeministri Edi Rama që debaton me ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Në video nuk dëgjohen fjalët që dy politikanët shkëmbejnë, por nga gjestet duket se situata nuk është aspak e qetë.

Më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje ka zbuluar deputeti i PD, Florian Mima, në kuvend.

“Por kryeministri i kohës, Pendeli Majko, s’po e shoh në sallë, se di iku vet apo e përzutë ju (E përzuri-ndërhyjnë deputetët e PD) ai refuzon,” tha Mima duke lënë të kuptohet që ka pasur një sherr mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *