Pse nuk foli as sot kryeprokurorja Arta Marku?!

Arta Marku, kryeprokurorja që sapo mori edhe bekimin e qeverisë për të kaluar vetingun, ishte e vetmja nga pjesëmarrëset në analizën e operacionit “Forca e Ligjit”, nuk denjoi të marrë fjalën.

Njësoj si para KPK-së preferoi të rrinte në heshtje, megjithëse ndryshe nga provimi i Vettingut, në Task Forcën e kryeministrit nuk mungoi.

Të gjithëve u ra në sy, pasi kamerat shpesh herë e gjeten pranë kryeministrit dhe ministrit të akuzuar nga opozita, Fatmir Xhafaj, ashtu siç bëri përshtypje fakti që ajo nuk preferoi të përfshihej në deklarimet e sukseseve të Task Forcës, por as të përgjigjej për akuzat e ambasadorit Lu, për dështimin në kapjen e peshqve të mëdhenj.

Një pyetje e thjeshtë, ngrihet nga publiku: Pse nuk foli Arta Marku? Në mbledhjen e Task Forcës folën të gjithë, madje edhe hartues sondazhesh që bënë reklamë arritjeve të qeverisë, por njeriu kryesor që duhet të drejtojë luftën ndaj krimit qëndroi e heshtur në karrigen e saj pranë kryeministrit.

Një ditë më parë, Arta Marku e kaloi Vetting-un, por me vete mori shumë pikëpyetje për integritetin e saj profesional, thënë publikisht edhe nga ONM.

Ndërsa opozita nuk u kursye me akuza të forta për dy ditë me radhë, duke e konsideruar kalimin e vettingut nga Arta Marku si një investim direkt të kryeministrit Rama i cili e ka vendosur sipas PD prokurorinë nën varësinë e tij direkte, nëpërmjet prokurores kukull, Arta Marku./syri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *