Pas teatrit Rama ia vë syrin Bibliotekës Kombëtare për ta shkatërruar

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të ndalet nga histerizmi për prishjen e objekteve të kulturës dhe ndërtimin e kullave. Këtë radhë duket se syrin ia ka vënë Bibliotekës Kombëtare, duke premtuar se do ndërtojë një godinë të re, po pa specifikuar se ku dhe në çfarë forme, pasi mënyra që parapalqen është ajo e dhënies me PPP, çka nënkupton dhënie leje për ndonjë tjetër kullë në Tiranë, me kushtin që kompania ndërtuese të ngrejë  objektin që do shërbejë si Bibliotekë Kombëtare.

“Në raste të tjera si rasti i stadiumit kombëtar, të Teatrit Kombëtar apo dhe të Bibliotekës Kombëtare, e cila sapo kaloi dhe një moment dramatik për shkak të prurjeve të ujit, rindërtimi duke shfrytëzuar mjedisin ekzistues, guackën ekzistuese është kohë e humbur, është para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit, por nuk ka të bëjë me zgjidhjen”, tha Rama gjatë fjalës së tij. Por kryeministri asnashkaloi motivin e vërtetë të përbytjes së Bibliotekës Kombëtare, pasi është pikërisht kompania pranë qeverisë “Fusha sh.pk” e cila kryen punimet në zonën pranë bibliotekës dhe nga ndërhyrjet pa kriter të saj dyshohet se janë shkatërruar kanalizimet. Jo vetëm që ndaj kompanisë nuk janë marrë masat, por si “shpërblim” po i ofrohet ndërtimi i shtatë kullave pranë Teatrit Kombëtar, duke zaptuar me ligj të veçantë edhe pronën e teatrit.

Nuk ka mjaftuar vetëm kaq, pasi për syrin e një piktori siç është kryeministri, për të pasur një tablo “impresionuese” do të shkatërrohet godina e Bibliotekës Kombëtare dhe me këtë ritëm nuk është aspak çudi që të ringrihet një tjetër kullë, bash në qendër të Tiranës. Ditën e nesërme pritet që të miratohet projektligji për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe pavarësisht reagimeve të artistëve dhe opozitës dyshja Rama-Veliaj e kanë vendosur për rrënimin e objektit historik të qytetit të Tiranës, ku pas teatrit radhën do e ketë edhe Biblioteka Kombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here