“Buka e ngjyrosur, rrezik!” Mjekja: Mashtrohet edhe me përbërësit

Ka disa ditë që qarkullon informacioni se buka që konsumojnë qytetarët e vendit, është e ngjyrosur dhe kjo ka shkaktuar shqetësim tek këta të fundit, pasi boja e hedhur në miellin e bukës përbën rrezik për shëndetin e tyre.

Mjekja Albana Daka shprehet për Top Channel se ngjyruesit dhe aditivët ushqimorë shkaktojnë mjaft problematika në organizmin tonë.

Ajo tregon se mashtrimi që i bëhet konsumatorëve nuk konsiston vetëm tek përdorimi i ngjyruesit, por edhe te përbërësit e bukës.

Buka të jemi të sigurt që nuk përmban vetëm miell. Përmban shumë modifikues të miellrave. Mielli sot është aq i përpunuar…Normalisht ne i themi personave që duhet të hanë drithëra, por drithëra të plota të cilat kanë vitaminë B, kanë proteinë dhe karbohidrate.

Fatkeqësisht në të gjitha furrat tona, ne sot kemi bukë që përmban vetëm karbohidrate, apo vetëm sheqerna; na jep problem në rritjen e sheqerit në gjak, na jep probleme në rritjen e konservantëve, apo ngjyruesve në gjak, të cilat shkojnë dhe na japin modifikime të sistemit tonë imunitar”, shprehet mjekja Daka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here