Kjo është e rëndë, Policia Bashkiake dhunon brutalisht dy adoleshentë sepse shisnin misër/VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku policët e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj kanë dhunuar dy adoleshentë, të cilët kishin dalë për të shitur misra të pjekur. Siç edhe e shikoni në videon e mëposhtme, policët kanë goditur dy adoleshentët dhe i kanë futur me dhunë në makinat e tyre.

Përshëndetje, sot tek rruga e Kavajës, afër bllokut të ambasadave ishin dy çuna që po shisnin misër.

Policët donin t’ia merrnin me dhunë dhe ata i kundërshtuan. Por një gjë më bëri përshtypje.

A ka të drejtë policia bashkiake t’i fusë me dhunë në makinë dhe t’i qëllojë me grushte?’, shkruan qytetari që ka dërguar videon në faqen e JOQ.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *