FOTO/ Kërcënon me vdekje të riun në Elbasan, 25-vjeçari hedh armën e largohet sapo sheh policinë (EMRI)

Policia e Elbasanit ka ndaluar një kohë një konflikt me armë.

Shërbimet e Policisë Elbasan, kanë marrë njoftim se në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, ka një konflikt mes dy të rinjëve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku shtetasi Enea Verushi, sapo ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

Nga veprimet e kryera nga Grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Enea Verushi, 25 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuesi”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri , shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues, në Elbasan.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *