FOTO/Gjendet tritol në një firmë në Durrës, arrestohet menaxheri shqiptari, në kërkim pronari italian

Policia e Durrësit ka gjetur tritol në një kompani në Durrës dhe i ka vënë prangat menaxherit shqiptar. Kurse, pronari italian i firmës është shpallur në kërkim. I arrestuari quhet Agron Kryeziu, 29 vjeç, banor i Durrësit, kurse pronari italian në kërkim, E.B., 43 vjeç.

Policia e Durrësit njoftoi se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve dhe ka sekuestruar pako të dyshuara me tritol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë ka gjetur 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.

U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ” Fshehja e të ardhurave”, ” Punësimi i paligjshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *