Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordja u gjet i pajetë brenda makinës së tij, ka pasur një numër të lartë versionesh mbi ngjarjen.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e familjes së të ndjerit, të cilët kanë gjetur forcë për të kërkuar respekt për viktimën.
Prindërit dhe vëllezerit e tij, në njq prononcim për TemA, kanë deklaruar se për ta nuk ka asnjë fjalë për ngushëllim.
“Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone qe e kemi ne mes te shtepise!
Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje!
Por fatkeqesisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve qe te na lene te qajme njeriun tone.
Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij.
U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.
Per shpirtin e zi qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte.
Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja”, nënvizon familja e të ndjerit