Trajneri danez: Do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë të Botërorit

Danimarka do të ketë një test të vështirë në 1/8 e Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi do të përballet në Nizhny Novgorad me Kroacinë, një sfidë ku ballkanasit konsiderohen favoritë. Madje për trajnerin e Danimarkës, Age Hareide, skuadra kroate është më e mira e Botërorit. “Po e presim me ankth këtë sfidë, të vetëdijshëm se përballë kemi skuadrën më të mirë të Botërorit, të paktën nga ajo që është parë deri më tani në fazën e grupeve”, tha Hareide.

Ndeshja ndaj Kroacisë do të shihet nga të gjithë danezët, ndaj ky është një motivim më shumë për ne. Në rast se do të eliminoheshin që në fazën e grupeve, rikthimi në shtëpi do të ishte një turp, një skandal. Por shohim përpara, Kroacia është një skuadër e fortë, mjafton të shohësh se ku luajnë lojtarët e saj. Por nuk kemi frikë dhe në 90 minuta lojë mund të ndodhë gjithçka. Ne besojmë se mund të fitojmë dhe të kualifikohemi”, tha mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *