Kilian Mbape ka një zemër të artë. Ai ka bërë të ditur se do ti dhurojë të gjitha të ardhurat nga Kupa e Botës. “Një lojtar nuk duhet të ketë përfitime financiare kur përfaqëson vendin e tij”, ishin fjalët e tij. Çdo futbollist francez përfiton 20 mijë euro për çdo ndeshje të luajtur.
Këto para do të shkojnë në adresë të një shoqate bamirëse që propozon nisma sportive për fëmijetë në spitale dhe për sensibilizimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kësaj nisme duket se do ti bashkohet të gjithë lojtarët francez. Umtiti ka konfirmuar se do të bëjë të njëjtën gjë. Rreth 30 % e shumës së përfituar deri tani nga delegacioni i francezëve, është dhuruar.