Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale e përbërë nga shqiptarë e ekuadorianë e cila akuzohet se është përgjegjëse për qindra grabitje në provincën e Gironas.
Ata kryesisht merrnin paratë, bizhuteritë si dhe pajisjet elektroshtëpiake. Hetimi nisi në korrik 2017 kur u vu re se disa grabitje ishin kryer nga i njëjti grup.
Grabitësit kishin makina të ndryshme për të kryer grabitjet dhe kishin pajisje për të humbur gjurmët nga policia.
Grupi përbëhej nga 10 persona, ndërsa grabitjet kryheshin nga tre: njëri që priste në makinë jashtë shtëpisë që do grabitjes dhe dy që hynin në banesa dhe grabisnin. Këto ndodhnin gjithmonë pasditeve kur në banesë nuk kishte njeri.
Më 27 qershor gjykata vendosi arrest me burg për 6 prej tyre.