Analiza e DW: Franca dhe Holanda gabuan me Ballkanin, vunë në pikëpyetje besueshmërinë e BE

Transmetuesi publik gjerman në arenën ndërkombëtare, Deutsche Welle, një një editorial referuar vendimit të Këshillit Europian për apjen e negociatave, shkruan se Shqipëria dhe Maqedonia janë viktima të çështjeve të brendshme të vendeve antare të BE-së.

Në artikullin e publikuar në portalin online, shkruhet se Franca dhe Holanda gabuan në qëndrimin e tyre, pasi Shkupi dhe Tirana i kishin plotësuar kërkesat që u ishin vendosur përpara.

Sipas Deutsche Welle, politikanët francezë dhe holandezë vepruan në këtë mënyrë për të kënaqur të djathtën ekstreme në vendet respketive.

“Nuk dihet nëse e kanë arritur këtë gjë apo jo”, shkruhet më tej, “por ajo që është e sigurt është fakti se besueshmëria e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor tashmë është dëmtuar.

“Me dashje ose padashje, BE-ja sapo i dha një zë më të fortë nacionalistëve duke shtyrë më tej forcat pro-ruse dhe pro-turke, të cilat janë gati të përfitojnë nga çdo boshllëk”.

Sipas Deutsche Welle, argumentat që u paraqitën nga Franca dhe Holanda ishin gati të pabazuara, ndërsa vlerësohet se Shqipëria dhe Maqedonia kanë nisur një rrugë pozitive e cila kishte nevojë për një sinjal më të qartë nga vendet antaretë BE-së dhe Brukseli në tërësi. Dy vendet tona, gjithësesi, rekomandohet të vijojnë fuqimisht punën për të kryer reformat e nevojshme, e më kryesisht ato nën sistemet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *