Një urim nga guvernatorët, që nuk kapërdihet nga shqiptarët

Nga Sali Berisha

Një urim si kafshatë, që nuk kapërdihet! Urimi, si rregull etik dhe moral nuk kthehet, por vetëm pranohet dhe falenderohet! Por të urosh shqiptarët, siç bënë dy guvernatorët, se u shty edhe një vit e gjysëm diskutimi i rekomandimit për hapjen e negociatave, dhe kjo vetëm pasi të plotësohen 13 kushte, ndërkohë që ky rekomandim pa kushte i Komisionit Europian duhej të miratohej të martën që kaloi, për mua si shqiptar tejkalon çdo tepri ndaj dhe nuk mund ta pranoj!

Me këtë rast dua të rikujtoj se kjo është shtyrja e dytë pas asaj të datës 13 dhjetor të vitit 2016 për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

Një urim i tillë vërtet mund të jetë një pilulë për Edi Ramën apo një alibi e suksesit të vet guvernatorëve në largim, por mjerisht ngjet me ngushëllimin që bëhet për një person që vuan shumë dhe që ndarja nga jeta e shpëton nga vuajtjet apo dhimbjet e mëdha, ndaj ata që shkojnë në pamje duke psherëtirë, thonë: ai i shkreti shpëtoi!

Ky urim nuk kapërdihet ndaj dhe më duhet t’i them njerëzisht: No thanks!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *