Lind “Helbiz”, aplikacioni që të lejon të japësh makinën me qira dhe të paguash me kriptovalutë

Aplikacioni i ngjashëm me “Airbnb”, por për automjetet, “Helbiz” debutoi në Los Angeles dhe pritet që të shtrihet në Italia dhe në disa shtete të tjera europiane brenda fundit të vitit.

Ideja mbi të cilën bazohet është shumë e thjeshtë: t’i japësh mundësinë të gjithëve të marrin me qira makinën tënde, edhe për pak orë, duke u bazuar në hamendësimin se pjesa më e madhe e automjeteve private e kalojnë pjesën më të madhe të kohës të parkuar. Pra është një shërbim automjetesh me qira pa ndërmjetësues. Hapet aplikacioni dhe harta tregon ku janë makinat, çfarë modeli janë dhe për sa kohë janë të lira.

Hapja e automjetit bëhet përmes një pajisjeje që instalohet në makinë dhe lejon ta gjesh atë në hartë dhe ta ndezësh pa pasur nevojën e shkëmbimit të çelësave. Pronari i automjetit mund të zgjedhë nëse në fund të qirasë makina t’i rikthehet në shtëpi, apo të parkohet në një zonë të caktuar.

Kompania përgjegjëse për këtë aplikacion është themeluar në vitin 2017 nga italiani Salvatore Palella, i cili jeton prej dy vitesh në Shtetet e Bashkuara. Sipërmarrësi, në moshën 19-vjeçare kishte ngritur kompaninë e tij të parë “Witamine”, e cila u shit 5 vite më pas për 50 milionë dollarë.

Për financimin e aktivitetit, shoqëria zhvilloi një Initial Coin Offering (ICO), dhe arriti të grumbullojë 40 milionë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *