Real, Lopetegui kërkon zbulimin e Kolumbisë

Kolumbia ka fituar 3-0 kundër Polonisë të dielën në mbrëmje. Sulmuesi i River Plate, Quintero, i cili është i huazuar nga Porto, ka lënë përshtypje të mira. Deri në atë pikë sa, sipas “Don Balon” ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid.

Julen Lopetegui ka marrë drejtimin e madrilenëve dhe e njeh shumë mirë Quintero-n nga koha kur e ka drejtuar te Porto. Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez ka dhënë miratimin e tij për të nisur negociatat.

Paraqitja e mirë e Quintero në këtë Botëror ka bërë që çmimi i tij të rritet, por duket se Real nuk shqetësohet aspak për këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *